Haliti: Kemi instaluar institucione transparente

Viti – Si një nga të arriturat më të mëdha dhe të suksesshme, gjatë periudhës 5 mujore, Sokol Haliti ka përmendur konfirmimin e Departamentit Ligjor të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për ligjshmërinë e vendimeve të Kuvendit Komunal të Vitisë, me që rast asnjë vendim nuk është kthyer si i kundërligjshëm, gjë që dëshmon instalimin e Institucioneve transparente dhe që veprojnë duke u bazuar në ligj.
Sokol Haliti ka folur për rezultate pozitive në punën e tij pesë mujore të qeverisjes. Në një takim me mediet ku ka shpalosur e pasqyruar aktivitetet komunale dhe zhvillimet e gjithëmbarshme në këtë komunë Haliti ka thënë se kemi punuar me përkushtim dhe kemi instaluar rend e rregull institucional, raporton rajonipress.
Si një nga të arriturat më të mëdha dhe të suksesshme, gjatë periudhës 5 mujore, Haliti ka përmendur konfirmimin e Departamentit Ligjor të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për ligjshmërinë e vendimeve të Kuvendit Komunal të Vitisë, me që rast asnjë vendim nuk është kthyer si i kundërligjshëm, gjë që dëshmon instalimin e Institucioneve transparente dhe që veprojnë duke u bazuar në ligj.
Duke folur për projektet që janë në procedurë, Haliti ka përmendur asfaltimin e rrugës Pozheran-Sllatinë e Ulët, trotuaret, rrjetet e kanalizimit dhe të ujësjellësit në disa lokalitete, si dhe projektin e shëtitores për skaj lumit Morava Viti-Binqë.
Lidhur me këtë projekt, ai ka kërkuar një bashkëpunim nga të gjithë për implementimin e këtij projekti, ndërkaq ka potencuar se do të gjejnë forma që me buxhetin komunal dhe në përkrahje edhe të donatorëve, të finalizojnë këtë projekt shumë të rëndësishëm për komunën e Vitisë.
Gjithashtu duke folur për angazhimet në përmirësimin e shërbimeve mjekësore, ai përmendi projektin e ndërtimit të Ambulantes në Pozheran dhe renovimin e objekteve përcjellëse në QKMF në Viti dhe shndërrimin e tyre në repart të Emergjencës. “Këto projekte që do të realizohen, janë në kuadër të angazhimit tim në përmirësimin e shërbimeve mjekësore që ka qenë premtim i imi në mandatin 4 vjeçar të kësaj qeverisje”, tha Haliti. /rajonipress/