Eko Higjiena

Haliti: Kemi hyrë në një fazë serioze, duhet të kemi kujdes

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Viti – Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH) ka shprehur edhe sot shqetësimin me gjendjen aktuale me Covid19 në Viti. KKMSH në mbledhjen e rregullt ka vlerësuar se pas paraqitjes së rasteve të reja me gripin pandemik është shtuar rreziku për përhapje të mëtutjeshme.

Kryetari Sokol Haliti, i cili edhe kryeson KKMSH-në, tha se tash kemi hyrë në një fazë serioze, prandaj duhet të kihet kujdes të shtuar. Ai kërkon nga qytetarët që të vetëpërmbahen, në mënyrë që lehtësimi i masave të mos kthehet si kundërefekt.

Sipas tij tashti kur lëvizja e qytetarëve nuk është më e kufizuar, nuk dihet se nga mund të përhapet virusi.

Ai tha se po hulumtohen rastet e kontakteve të të infektuarve, në mënyrë që virusi të lokalizohet sa më shumë. Kryetari Haliti tha se po mbahen kontaktet me të infektuarit dhe familjarët e tyre të vetizoluar.

FIDANISHTJA

Ai tha se po vazhdohen masat e dezinfektimit dhe klorifikimit në lokalitete të ndryshme.

Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, Vjollca Kadolli-Halili, u bën thirrje atyre që kanë pasur kontakte me personat e infektuar, të vetizolohen, kurse ata që kanë shenja të lajmërohen për testim.

Ndryshe, sot në Ditën e Çlirimit të Komunës së Vitisë, si masë parandaluese, janë anuluar manifestimet publike dhe seanca festive e Kuvendit Komunal./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.