UBT

Haliti : Kemi analizuar projektet e vitit 2018, ato që nuk janë kryer sipas kontratës do të merren masa ligjore

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Haliti tha se Komuna e Vitisë, pas kësaj analize ka parë që disa projekte nuk janë realizuar sipas kontratave të cilat kanë nënshkruar disa operator ekonomik në Komunën e Vitisë. Ai kërkoj që projektet të cilat nuk janë në cilësinë e paraparë me kontratë të mos pranohen.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti si çdo të hëne edhe sot ka mbajtur mbledhjen e rregullt me drejtorët e drejtorive komunale. Gjatë këtij takimi u bë me dije se Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, tani e tutje do të udhëheq znj. Arlinda Sahiti.

Gjithashtu në këtë takim Haliti dhe Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama kanë potencuar se institucionet komunale të Vitisë, kanë analizuar projektet të cilat janë realizuar gjatë vitit 2018.

Haliti tha se Komuna e Vitisë, pas kësaj analize ka parë që disa projekte nuk janë realizuar sipas kontratave të cilat kanë nënshkruar disa operator ekonomik në Komunën e Vitisë. Ai kërkoj që projektet të cilat nuk janë në cilësinë e paraparë me kontratë të mos pranohen.

Eco Higjiena

“Ne kemi bërë një analizë të cilësisë për projektet të cilat janë realizuar gjatë vitit të shkuar. Kemi parë që disa projekte nuk janë realizuar sipas cilësisë që është paraparë me kontratën të cilat i kanë nënshkruar Operatorët Ekonomik. Kërkoj që projektet të cilat nuk janë sipas cilësisë së paraparë të mos pranohen. Nëse ato nuk rregullohen siç është paraparë me kontratat të cilat i kanë nënshkruar vetë Operatorët Ekonomik atëherë duhet të marrim masat ligjore ndaj atyre që janë përgjegjës për këtë”, u shpreh Haliti.

Ai potencoi se Komuna të cilën ai e udhëheq gjatë këtij viti do të mbikëqyr në mënyrë më rigoroze realizimin e projekteve në këtë komunë.

Gjithashtu bëhet me dije se në këtë takim është folur edhe për: planet e punës së drejtorive komunale, fillimin e procesit mësimor në shkollat e Komunës së Vitisë, punët që janë kryer gjatë këtij viti dhe për punët dhe aktivitet e tjera të cilat parashihen të realizohen në këtë komunë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.