Fundamenti

Haliti: Kabashi do të jetë fshat ambientalist

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Vitisë Sokol Haliti , vizitoi sot sërish Kabashin ku u takua me banorët e këtij fshati.

Në këtë takim ai shoqërohej edhe nga kandidati për asamblist Urim Syla. Haliti në këtë takim me banorët premtoi se do të bëj asfaltimin e rrugës me qëllim të lehtësimit të jetës së qytetarëve.

Ai premtoi se do të largoj mbeturinat nga rruga dhe do të ndalojë me vendim hedhjen e sërishme të tyre.

Fundamenti

Kabashi me dy lumenj të bukur patjetër se do të jetë fshat ekologjik dhe do të merret si shembull për ambient të pastër tha në vazhdim Haliti.

Nga ana tjetër banorët u zotuan se më 3 nëntor do të përkrahin fuqishëm Sokol Halitin dhe kandidatin për këshilltar Urim Sylën thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Viti./rajonipress/