Fundamenti

Haliti: Kabashi do të bëhet me Infrastrukturë moderne

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Viti – Në fshatin Kabash të Vitisë kanë filluar punimet rreth ndërtimit dhe asfaltimit të rrugës prej Xhamisë së këtij fshati deri të lagjja “Gashi”.

Në përurimin e fillimit të këtij projekti ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili ju tha banorëve të këtij fshati se përpos këtij projekti komuna do t`i shikon mundësit e saj që të bëhen edhe investime të tjera gjatë vitit në vijim.

Eco Higjiena

Haliti ndër tjerash tha se qeveria komunale në Viti është e përkushtuar që të krijoj kushte më të mira për qytetarët e saj.

Përndryshe ky projekt financohet nga Ministria e Infrastrukturës me participim te Komunës se Vitisë./rajonipress/