UBT

Haliti ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, u premton përkrahje institucionale

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Të premtën kryetari i Komunës Sokol Haliti, i shoqëruar edhe nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal Naim Pira, kanë vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, ku kanë takuar udhëheqjen e kësaj qendre, si dhe punëtorët shëndetësor të emergjencës në Viti dhe shërbimin e kujdestarisë në Pozheran.

Në këtë takim, është biseduar për të arriturat, sfidat dhe kërkesat e punëtorëve shëndetësor.

RCCOLA

Haliti i përgëzoi për punën që po bëjnë ekipet emergjente, sidomos në teren, ku ekipet po ju ofrojnë qytetarëve shërbime në çdo kohë, sidomos atyre në kujdes paliativ.

Gjithashtu, ai u zotua se përkrahja institucionale ndaj shëndetësisë nuk do të mungoj dhe do të jetë prioritet i qeverisë komunale, duke vlerësuar mirëqenien e punëtorëve shëndetësor, por duke rritur edhe cilësinë e shërbimeve shëndetësore./rajonipress/