ARKATANA

Haliti ka pritur në takim kryetarin e KOK-ut Besim Hasani

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim kryetarin e Komitetit Olim[pik të Kosovës Besim Hasanin dhe kryetarin e Shoqatës së Miqësisë Franko-Shqiptare me seli në Francë, Tahir Shabani.

Qëllimi i këtij takimi ishte shqyrtimi i mundësive për rritjen e bashkëpunimit të tyre në fushën e sportit, por edhe mbështetjes së veçantë të sportistëve vitias, të cilët janë pjesëmarrës ne garat e karakterit ndërkombëtar. Besim Hasani, duke vlerësuar organizmin e panairit të sporti në këtë komunë, aktivitet ky i komunës ne bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës, i cili u mbajt sot, ka thënë se kjo komunë është duke bërë një punë të jashtëzakonshme në fushën e sportit.

Fundamenti

Kurse kryetari i komunës Sokol Haliti, ka thënë se së bashku me Komitetin Olimpik, kanë biseduar për organizimin e panairit sportiv që u mbajt sot në Viti, si dhe i ka njoftuar ata me zhvillimet në sport, që ka pasur komuna e Vitisë përmes aktiviteteve të ndryshme sportive, edhe përkundër infrastrukturës jo të mirë që ka kjo komunë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.