ARKATANA

Haliti ka nënshkruar një marrëveshje me Caritasin Zviceran për promovimin e prodhimtarisë bujqësore në Viti

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka nënshkruar sot një marrëveshje rreth promovimit të prodhimtarisë bujqësore në Viti dhe atë me Caritasit Zviceran. Sipas kësaj marrëveshje nga janari i vitit 2020, Caritasi Zviceran do të zbatojë projektin “Prosperiteti i prodhimtarisë agrare në Kosovë nga investimet e qëndrueshme rurale PASURI” duke synuar përmirësimin e kushteve jetësore të fermerëve, rritjen e gjenerimit të hyrave dhe prodhimin bujqësor Viti.

Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti u shpreh se Komuna e Vitisë ka pasur një bashkëpunim të mirë me Caritasin Zvicran dhe ju gëzohet fakti se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në këtë viti. “Kemi pasur një bashkëpunim me Caritasin Zviceran, më të vërtetë po ndihem mirë që edhe në vitin 2020 po vazhdojmë këtë bashkëpunim”, u shpreh Haliti duke potencuar se me këtë projekt do të përfitojnë qytetarët vitias.

Ndërkaq lidhur me bashkëpunimin e mirë me komunën e Vitisë kanë folur edhe Nderim Pasuli dhe Veton Ruka nga Caritasi Zvicran.

GRANDEMALL

Ndërkaq në këtë takim ka marrë pjesë edhe Arlida Sahiti, Drejtoresh për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural dhe bashkëpunëtor të tjerë të kryetarit Haliti.

Përndryshe sipas marrëveshjes të nënshkruar sot Caritasi Zviceran ka zhvilluar modelin e granteve të përbërë nga paketa me materialet e nevojshme për kultivimin e frutave manore, bimëve mjekësore dhe aromatike dhe prodhimin e mjaltit.

Sipas marrëveshjes që është nënshkruar sot në implementimin e prioriteteve të dala nga ky projekt, do të investohen gjithsej 72000 € brenda vitit 2020. Granti me pakon standarde përfshinë këto aktivitete:
Përzgjedhja e fermerëve (për fruta manore, BMFA dhe mjaltë)
• Përzgjedhja e qendrës së grumbullimit dhe përpunimit (për fruta manore dhe BMFA)
• Përgatitja e ngastrës (për fruta manore, dhe BMFA)
• Furnizimi me fidanë (për fruta manore, dhe BMFA)
• Furnizimi dhe sistemin e ujitjes (për fruta manore, dhe BMFA)
• Furnizimi me plehra, pesticide dhe ushqyesit (për fruta manore, dhe BMFA)
• Furnizimi me mjete mbështetëse ,shtyllat, telat etj. (për fruta manore, dhe BMFA)
• Procesi i certifikimit organik (për BMFA)
• Trajnimet, këshillat dhe aktivitetet monitoruese (për fruta manore, mjaltë dhe BMFA)
• Furnizimi me shoqëri bletësh dhe koshere (për bletarë)
• Furnizimi me pajisje dhe mjete (për bletarë)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.