Fundamenti

Haliti ka nënshkruar marrëveshjen trepalëshe për Grantin e Performancës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Kontributdhënës të grantit janë qeveritë Zvicerane, Suedeze dhe Norvegjeze.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim znj. Ganimete Salihu, udhëheqëse e Divizionit për Ngritjen e Kapaciteteve Komunale nga Ministria e Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës dhe zyrtarin e lartë brenda këtij divizioni z. Hamit Fazliu.

Me këtë rast kryetari Haliti, ka nënshkruar edhe një marrëveshje që ka për qëllim bashkëpunimin në mes të palëve për pjesëmarrje në Grantin e Performancës Komunale dhe krijon kornizën për përkrahje financiare me qëllim të ngritjes së performancës komunale.

Eco Higjiena

Përndryshe kjo marrëveshje është trepalëshe në mes të Komunës së Vitisë, Ministrisë së Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës dhe Sëiss Intercooperaton dhe sipas marrëveshjes së nënshkruar nga Kryetari Haliti kontributdhënës të saj janë Qeveria Zvicerane, Suedeze dhe e Norvegjeze.

Haliti pas nënshkrimit të këtij dokumenti potencoi se komuna e Vitisë mbetet e përkushtuar që vazhdimisht të krijoj kushte sa më të mira për të gjithë qytetarët e saj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.