ARKATANA

Haliti jep parashikim të “frikshëm” nëse nuk nënshkruhet marrëveshja në mars

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka deklaruar mbrëmë se nëse brenda marsit nuk nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, atëherë sipas tij, do të krijohen situata të paparashikueshme në veri të vendit tonë.

Për më tepër, ligjvënësi opozitar deklaroi se e sheh rrezikun që serbët ta shpallin autonominë në veri të Kosovës.“Në qoftë se nuk nënshkruhet kjo, shoh rrezikun që t’i hapet mundësia për ta shpallur autonominë në veri dhe për të krijuar situata të paparashikueshme. Nuk dua të spekuloj publikisht për disa gjëra që mund t’i dijë, ose mund të kem informacione. Por, unë shoh rrezik permanent, s’do të thosha konflikt të madh, por konflikte të paparashikueshme, veçanërisht në veri në qoftë se nuk realizohet kjo brenda marsit”, tha Haliti.

HW

Në anën tjetër, pala kosovare dhe ajo serbe do të takohen më 18 mars në Ohër, për të diskutuar rreth zbatimit të planit franko-gjerman.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.