Mobi Casa

Haliti jep betimin, premton bashkëpunim dhe transparencë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Sokol Haliti të premten ka dhënë betimin së bashku me këshilltarët komunal. Haliti pasi ka dhënë betimin tha se do të bashkëpunojë me të gjithë dhe do të jetë transparent e i hapur për të mirën e qytetarëve të Vitisë.

Sokol Haliti të premten zyrtarisht është inauguruar si kryetar i Komunës së Vitisë. Ndonëse në këtë seancë solemne ka munguar ish kryetari Nexhmedin Arifi, Haliti së bashku me këshilltarët e Asamblesë Komunale e dha betimin duke premtuar bashkëpunim dhe transparencë, raporton rajonipress.

Haliti tha se do të jetë bashkëpunues dhe do të jetë transparentë për gjithçka që ndodhë në Komunën e Vitisë.”Qytetarët e Vitisë me votën e tyre u përcaktuan për qeverisjen katërvjeçare edhe kjo për ne është një përgjegjësi edhe më shumë për punë dhe përkushtim” tha Haliti.

Haliti tha se do të punojë për rende dhe ligj dhe mbi të gjitha do të punojnë për të ofruar siguri dhe stabilitet për të gjithë qytetarët pa dallim.

GRANDEMALL

Haliti tha se prioritet i tij do të mbetet ekonomia dhe zhvillimi i saj në të gjithë sektorët, derisa tretman do të kenë edhe rinia, rastet sociale, invalidët e luftës, veteranët, familjet e dëshmorëve, të hendikepuarit dhe të gjithë ata që janë të interesuar të bashkëpunojnë me ne duke përfshirë këtu edhe ish kryetarët, shoqërinë civile, mediet dhe partitë politike opozitare.

Në këtë seancë inauguruese ishte edhe përfaqësuesi i MAPL-së dhe Ulrich Biffar nga OSBE-ja .

Biffar si drejtor regjional i OSBE-së tha se do të jenë bashkëpunues me Komunën e Vitisë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.