UBT

Haliti: Jemi mirë me transparencën, por duhet edhe ma shumë ta forcojmë atë

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Viti – Në mbledhjen e sotme të këshillit të drejtorëve Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se para disa ditëve është bërë një vlerësim maksimal nga KDI-ja duke potencuar se ky sukses është bërë për shkak të punës së palodhshme dhe të përbashkët.Haliti ndër tjerash kërkoj nga ata që të bashkëpunojnë me të gjithë që komuna të jetë edhe më transparente edhe pse tha se sipas disa raporteve Vitia qëndron mirë në këtë aspekt.

Gjatë këtij takimi ai ka kërkuar të dijë nga drejtorët e drejtorive se a janë përmbushur detyrat e dhëna në mbledhjen e kaluar duke potencuar se gjatë këtij viti të gjitha Drejtorit janë bërë me plan të punës dhe njëherit kërkoj nga ata që t`i përmbushin obligimet që dalin nga plani duke respektuar të gjitha proceduarat ligjore.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti në fillim të këtij takimi i falënderoj të gjithë drejtorët për angazhimin e tyre duke përmendur se falë një bashkëpunimi të mirë kjo komunë është vlerësuar pozitivisht nga KDI-ja, por kërkoj që të vazhdojnë me punë intensive. “Para disa ditëve jemi vlerësuar shumë mirë nga KDI-ja. Megjithatë kërkoj nga ju që të vazhdoni me punë konkrete në të mirën tonë të përbashkët sepse ky është obligim jo vetëm ligjor që e kemi ndaj qytetarëve tanë, por është edhe obligim moral pasi që Vitia e meriton këtë“ u shpreh Haliti.

Haliti tha se është mirë që të gjitha drejtorit janë pajisur me plan të punës dhe kërkoj nga Drejtorët që planet e hartuara të respektohen në përpikëmeri dhe sipas mundësive edhe të tejkalohen.

Eco Higjiena

Haliti ndër tjerash kërkoj nga ata që të bashkëpunojnë me të gjithë që komuna të jetë edhe më transparente edhe pse tha se sipas disa raporteve Vitia qëndron mirë në këtë aspekt.

Ndërkaq Nexhmedin Jakupi, Drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencës e njoftoj atë me punën e bërë për javën e shkuar e ndër to përmendi se është arritur marrëveshja që fshati Skifteraj të përfshihet në sistemin e menaxhimit të mbeturinave, por shtoi se kjo drejtori synon përfshirjen e të gjitha fshatarëve në këtë sistem.

Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim paraqiti disa nga punët që janë bërë nga kjo drejtori, por nënvizoj që natyra e disa punëve janë që nuk mund të kryhen brenda një jave e ndër më të rëndësishëm përmendi se janë duke hartuar pasqyrat financiare janar- dhjetor 2014 të cilët sipas tij janë në përfundim e sipër./rajonipress/

Mund të ju interesoj: