Fundamenti

Haliti: Janë ndihmuar mbi 2500 familje me mbi 4000 pako ushqimore e higjienike

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Prej paraqitjes së virusit COVID-19, më 13 mars 2020, Komuna e Vitisë përmes Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH), ka trajtuar me kujdes aspektet më të rëndësishme funksionale. Përveç faktorit shëndetësor dhe atij të sigurisë, rëndësi të veçantë i ka kushtuar edhe komponentës sociale. Sipas kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili edhe kryeson KKMSH-në, gjendja financiare është rënduar për një kategori të caktuar të qytetarëve.

Ai tha se lista e familjeve në nevojë, në kohën e pandemisë, është zgjeruar, për shkak se shumica dërmuese e bizneseve nuk kanë punuar, prandaj familjet kanë shumë pak, apo nuk kanë fare të hyra.

Haliti ka bërë të ditur se deri më tani, në tri faza, Komuna e Vitisë për mbi 2500 familjeve ka dhënë mbi 4000 pako ushqimore dhe higjienike me artikuj bazik, si dhe miell, patate e bukë, të siguruara nga donatorë të ndryshëm, shoqata, biznese dhe individë.

UBT

Harmonizimi i listave dhe shpërndarja është bërë përmes këshillave të fshatrave, të mbështetura edhe nga Kryqi i Kuq dhe Shoqata “Nëna Terezë”. Për këtë Haliti ka falënderuar dhuruesit dhe të gjithë që kanë kontribuar.

Ai ka njoftuar se në fazën e katërt do të shpërndahen edhe 1500 pako tjera ushqimore e higjienike si dhe miell, të siguruara nga buxheti komunal.

Haliti tha se Komuna e Vitisë, përmes Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Qendrës Operative do të vazhdojë angazhimin dhe koordinimin për t`u mbrojtur nga pandemia e gripit, përfundimisht./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.