Fundamenti

Haliti: Jam i bindur se edhe viti 2018, do të jetë një vit i suksesit dhe progresit për Vitinë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Shpresoj se vitin 2018 do ta prisni me plotë gëzime, pranë familjes dhe më të dashurit që keni. Gjatë vitit që po e lëmë pas kemi pasur shumë suksese por edhe sfida të cilat i kemi tejkaluar bashkërisht, andaj pos urimit dëshiroj të ju falënderoj të gjithë juve që po mbështesni angazhimin e institucioneve komunale të Vitisë, për një jetë më të mirë për të gjithë ne ka thënë Sokol Haliti.

Urimi i plotë i Sokol Halitit

Hidromorava

Të nderuar qytetarë të komunës së Vitisë, bashkatdhetarë tanë që gjendeni për pushime në Kosovë por edhe të gjithë ju që në prag të kësaj feste gjendeni jashtë atdheut.
Kam nderin që në prag të festës së Vitit të Ri të ju përcjelli në emër të Institucioneve Komunale urimet më të përzemërta. Shpresoj se vitin 2018 do ta prisni me plotë gëzime, pranë familjes dhe më të dashurit që keni. Gjatë vitit që po e lëmë pas kemi pasur shumë suksese, por edhe sfida të cilat i kemi tejkaluar bashkërisht, andaj pos urimit dëshiroj të ju falënderoj të gjithë juve që po mbështesni angazhimin e institucioneve komunale të Vitisë, për një jetë më të mirë për të gjithë ne. I gjithë ky sukses i arritur është rezultat i përbashkët mes nesh, miqve dhe mërgimtarëve tanë të cilët gjithmonë janë pranë nesh. Jam i bindur se edhe viti 2018, do të jetë një vit i suksesit dhe progresit për Vitinë dhe të gjithë qytetarët e saj. Përderisa shumica prej nesh do të festojnë ndërrimin e motmoteve një pjesë tjetër do të përkujdesët për ne, si punëtorët shëndetësor, policët, zjarrfikësit dhe shumë të tjerë. Prandaj një falënderim dhe urim të veçantë shkon për ta. Uroj që këtë festë të kaloni në mënyrën më të mirë të mundshme.
Zoti bekoftë qytetarët vitias dhe miqtë e saj…
Gëzuar për shumë mote!
Sinqerisht
Kryetari i Komunës së Vitisë
Sokol Haliti