Haliti interesohet rreth rendimenteve të grurit
Viti – Në prag të përfundimit të fushatës së Korrje-Shirjeve, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot Fabrikën e Miellit “ Thes Ari” që gjendet për gjatë të rrugës Kllokot-Tërperzë ku shumë fermerë vitias deponojë drithërat e bardha, konkretisht grurin.
Me këtë rast Kryetari Haliti është interesuar rreth rendimenteve të grurit ku foli me punëtor të kësaj fabrike por edhe me fermerët të cilët theksuan se rendimentet e grurit sivjet janë më të mira krahasuar me vitin e shkuar.”Me të vërtetë po ndihem shumë mirë kur shoh aq shumë fermerë të vyer të komunës sonë të cilat po shpërblehen me rendimet të grurit” u shpreh Haliti./rajonipress/


