Haliti interesohet rreth procesit të korrje-shirjeve, cilësia e grurit këtë vit është e mirë
Viti – Ditë më parë në Komunën e Vitisë ka filluar procesi i korrje-shirjeve, derisa kryetari i kësaj Komune Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka vizituar sot pikën grumbulluese të drithërave të bardha dhe të përpunimit të miellit “Thesari” në hyrje të fshatit Tërpezë.
Sipas punëtorëve të kësaj fabrike cilësia e grurit të sivjetshëm është më i mirë. Haliti ndërkaq ka thënë se ky është një lajm i mirë dhe pret që në afatin e paraparë kohor korrje shirjet të përfundojnë në Viti./rajonipress/


