Haliti inspekton punimet në disa projekte që po realizohen në fshatrat e Vitisë

Viti – Kryetari i komunës Sokol Haliti ka inspektuar sot punimet që po kryhen në disa projekte që janë në realizim e sipër.
Me këtë rast është vizituar edhe fshati Skifteraj, konkretisht sipërfaqet me grurë që janë duke u korrur ku është njoftuar edhe më punët që po zhvillohen të korrje shirjeve në këtë lokalitet, raportton rajonipress.
Po ashtu në Skifteraj janë inspektuar edhe punimet në fushën sportive në oborrin e shkollës “Kenan Halimi”.
Haliti ka vizituar edhe fshatin Devaj ku janë duke u zhvilluar punimet në rrjetin e kanalizimit, si dhe në Ramnishtë ku po kryhen punimet në sanimin e rrugës.
Ai ka takuar edhe disa fermer me të cilët ka biseduar për kushtet dhe mundësit e zhvillimit të blegtorisë./rajonipress/