ARKATANA

Haliti inspekton projektet në realizim

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Viti – Kryetari i komunës Sokol Haliti, i shoqëruar edhe nga kryesuesi i Kuvendit Naim Pira, kanë inspektuar punimet në disa lokalitete ku po realizohen projektet.

Në Sadovinë të Jerlive janë duke u mbjell pemë dekoruese për gjatë rrugës kryesore të fshatit, ndërkohë që ka vizituar edhe një nga rrugët e fshatit Podgorc e cila ka mbetur e papërfunduar që nga viti 2013, si edhe ka takuar personelin e shkollës.

Vizita e delegacionit komunal ka vazhduar edhe në Skifteraj ku është duke u punuar në hapjen e pusit për ambulanten shëndetësore të këtij fshati.

United Hospital

Me këtë rast, kryetari Haliti ka theksuar angazhimin institucional për funksionalizimin normal të kësaj ambulante që parashihet të investohet gjatë vitit të ardhshëm.

Kurse në shkollën fillore “Kenan Halimi” në Skifteraj është duke u punuar në rregullimin e rrjetit të nxehjes e cila ka qenë funksionale vetëm në një pjesë dhe ka qenë pengesë për vite me radhë për personelin dhe nxënësit e kësaj shkolle që mësimi të zhvillohet normalisht./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.