ARKATANA

Haliti inspekton projektet kryesore në Viti

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar fshatrat Goshicë, Vërban, Smirë, Letnicë si dhe qytetin e Vitisë për t’i parë nga afër disa nga projektet që janë duke u realizuar nga Qeveria Komunale si në përmirësimin e kushteve në arsim dhe bujqësi por edhe disa nga projektet me rëndësi.

Kryetari Haliti ka vizituar për së afërmi punën që janë duke bërë kompanitë e kontraktuara në projektet që lidhën drejtpërdrejtë me arsimin konkretisht fshatin Smirë ku është bërë rregullimi i ngrohjes qendrore të shkollës së fshatit, por edhe punimet që janë duke bërë Këshilli i fshatit Smirë në oborrin e shkollës.

Ai gjithashtu ka vizituar Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” Viti ku është duke u punuar në renovimin e kësaj shkolle e që vetëm për renovimin e saj me procedurat e tenderimit janë paraparë 16.483.30€.

Haliti më pas ka shkuar edhe në fshatin Letnicë ku institucionet komunale kanë vendosur rrethojat në shkollën e këtij fshati, mandej institucionet komunale të Vitisë janë përkujdesur që të bëjnë edhe shtruarjen e rrugës që lidhë fshatin Letnicë me shkollën.

Kreu i Komunës ka vizituar edhe shkollën e mesme Teknike në Viti ku janë duke vazhduar punimet në ndërtimin e shkollës së re, raporton rajnipress.

Haliti tha se Komuna është e përkushtuar që të ofroj kushte sa më të mira për mësimdhënie dhe mësim nxënie.

Rrugët Bujqësore

Kryetari Haliti tha se Komuna e Vitisë është e përkushtuar që përmes projekteve për shtruarjen e rrugëve bujqësore të ndihmohen fermerët që të kenë më të lehtë qasjen në arat e tyre.

FITORJA

Përndryshe ai ka vizituar fshatin Vërban dhe Smirë ku qeveria komunale e Vitisë ka bërë shtruarjen me zhavorr të rrugëve bujqësore.

Ndërkaq gjatë këtij viti Komuna ka paraparë me një tender të veçantë që shtruarja e rrugëve bujqësore me zhavorr të bëhet në fshatrat Terpezë, Ballancë, Pozheran, Buzovik, Gërmovë, Trestenik, Reminik, Smirë, Vërban si dhe një rrugë bujqësore që lidhë fshatin Mogillë me Vitinë.

Kanalizimi në Goshicë

Haliti ka inspektuar edhe punimet që janë duke u bërë në projektin e kanalizimit të fshatit Goshicë, projekt ky i financuar me mjetet e buxhetit komunal e që vlera e saj kap shifrën e 78.274,33€.

Përkrahja e artistëve

Kryetari Haliti ka dalë dje edhe për të parë punën që janë duke bërë artistet vitias në murin e Shtëpisë së Kulturës”Gursel dhe Bajram Sylejmani” në Viti konkretisht në muralin në formatin 3D duke potencuar se puna e tyre do të jep edhe më shumë bukuri kësaj shtëpie.

Përndryshe artistet vitias në vazhdimësi janë duke u mbështetur nga Drejtoresha e DKRS-së Kaltrina Sylejmani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.