UBT

Haliti inspekton projektet e asfaltimit të rrugëve në lagjet e fshatrave të Vitisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka inspektuar sot punimet në asfaltimin e rrugëve të lagjeve në Sllatinë të Ulët, Sllatinë të Epërme dhe Sadovinë e Çerkezve.

Kryetari Haliti, më këtë rast është takuar me përfaqësuesit e lagjeve ku janë duke u asfaltuar këto rrugë, të cilëve ju ka premtuar se institucionet komunale do të angazhohen që gjitha këto rrugë do të shtrohen sipas projekteve të parapara dhe me standarde dhe cilësi të lartë.“Si qeveri komunale jemi të përkushtuar që gjitha këto projekte t`i realizojmë në afatin më optimal të mundshëm, dhe me cilësi të duhur”, ka thënë kryetari Haliti.

Eco Higjiena

Ai ka theksuar se qeveria komunale ka të planifikuar asfaltimin e shumicës së rrugëve jo vetëm në këto fshatra, por edhe lokalitete tjera, me çka po përmbyllim rregullimi i infrastrukturës në viset rurale”, është shprehur Haliti.

Edhe banorët e lagjeve ku janë duke u asfaltuar rrugët janë shprehur të kënaqur me punën e deri tanishme dhe kanë vlerësuar lartë realizimin e këtyre projekteve, pasi sipas tyre me asfaltimin e këtyre rrugëve u lehtësohet atyre shumë më shumë jeta në fshat./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.