Mobi Casa

Haliti inspekton disa projekte të rëndësishme në lokalitetet e ndryshme

/ 1 minutë lexim

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti të shtunën ka inspektuar disa punime që janë zhvilluar në lokalitetet e ndryshme të kësaj komune. Ai ka inspektuar punimet në asfaltimin e fushës sportive në fshatin Sllatinë e Epërme, punimet që po bëhen në ambulanten e këtij fshati por edhe punimet që në rregullimin e shkollës tek lagjja e Gjinollëve në këtë lokalitet.

Haliti ka inspektuar nga afër edhe punimet në ndërtimin trotuarit në Pozheran dhe më pas ka vizituar edhe punimet në rregullimin e ndriçimit publik prej fshatit Gërmovë deri në Sadovinë të Jerlive.

Fidanishtja

Në fshatin Sadovinë të Jerlive ai ka parë nga afër edhe punimet e bëra në ndërtimin e stadiumit „Gursel e Bajram Sylejmani“./rajonipress/