ARKATANA

Haliti inspektoi punimet në rrugën Stubëll – Stanqiq, një investim me rëndësi të veçantë për zhvillimin e Karadakut

/ 2 minuta lexim
HW

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka qëndruar sot në terren për të inspektuar nga afër ecurinë e punimeve në projektin e ndërtimit të rrugës Stubëll – Stanqiq, një investim strategjik që pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme në infrastrukturën rrugore dhe zhvillimin e zonës së Karadakut.

Gjatë vizitës, kryetari Haliti u takua me banorët e zonës, përfaqësuesit e fshatrave dhe zyrtarët komunalë, me të cilët diskutoi për dinamikën e punimeve dhe rëndësinë që ky projekt ka për banorët e kësaj treve. Ai theksoi se punimet po zhvillohen sipas planit dhe se Komuna e Vitisë mbetet e përkushtuar që projekti të realizohet me cilësi të lartë dhe brenda afateve të parapara.

Rruga Stubëll – Stanqiq është një ndër projektet më të rëndësishme infrastrukturore të viteve të fundit për këtë pjesë të komunës. Me përfundimin e saj do të përmirësohet ndjeshëm qarkullimi, do të forcohet lidhja ndërmjet Stubllës, Vernakollës, Llokmës dhe Stanqiqit, si dhe do të krijohen lidhje më të shpejta drejt Gjilanit dhe Kumanovës.

Fundamenti

Ky investim pritet të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik, bujqësor dhe turistik të zonës, duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve dhe duke krijuar perspektivë të re për banorët e Karadakut.

Haliti ritheksoi se investimet në infrastrukturën rrugore mbeten ndër prioritetet kryesore të Komunës së Vitisë, me synim përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe krijimin e kushteve për zhvillim të qëndrueshëm në çdo lokalitet të komunës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.