Haliti inspektoi punimet në Pozheran e Radivojc
Viti – Për të parë nga afër punimet që po kryhen në ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Pozheran, kryetari i komunës Sokol Haliti i shoqëruar edhe nga kryesuesi i Kuvendit Komunal Naim Pira, kanë vizituar këtë lokalitet.
Ata po ashtu kanë inspektuar edhe punimet në asfaltimin e rrugës lokale në fshatin Radivojc.
Haliti edhe njëherë ka thënë se komuna e Vitisë po ndryshon çdo ditë sepse investimet e fundit janë tepër domethënëse për mirëqenien e qytetarëve./rajonipress/


