Uji Dea

Haliti inspektoi disa projekte të rëndësishme

/ 2 minuta lexim

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka inspektuar sot projekte të ndryshme të cilat janë duke u realizuar me një dinamikë të shtuar në lokalitete të ndryshme të kësaj komune.

Me këtë rast ai ka parë për së afërmi punimet që po bëhen në rregullimin e argjinaturave me gurë të shtratit të lumit “Morava e Binqës” në qytetin e Vitisë, të cilat ishin dëmtuar për shkak të kushteve atmosferike.

Po ashtu kryetari Haliti, ka vizituar edhe punimet parapërgatitore që po bëhen në asfaltimin e rrugës së “Cernellit”.

KKGJILAN

Në këtë vend ai inspektoi edhe punimet të po bëhen në rregullimin dhe shtruarjen me zhavorr të rrugës për skaj të kodrës së Cernelit. Kryetari Haliti vizitoi për së afërmi edhe punimet që janë duke u bërë në rregullimin e një rruge që do të lidhë mes veti fshatin Gjylekar me Stubëllen e Poshtme, Godenin e deri në fshatin Stubëll e Epërme.

Haliti tha se qeveria komunale e Vitisë, pos që po punon në infrastrukturën rrugore për qarkullimin më të lehtë të njerëzve po punon edhe në rregullimin e rrugëve bujqësore për të ju mundësuar bujqve vitias qasjen më të lehtë në parcelat e tyre.

Haliti me tej shtoj se ata po punojnë edhe një krijimin e një mjedisi të pastër me sa më shumë hapësira gjelbëruese për qytetarët vitias./rajonipress/