RCCOLA

Haliti: Infrastruktura rrugore në Viti në përmirësim e sipër

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Ka filluar dje riasfaltimi i rrugës nga Qyteti i Vitisë, konkretisht prej stacionit të autobusëve e deri në dalje të qytetit të Vitisë. Me këtë rast Kryetari kësaj komune, Sokol Haliti ka vizituar punimet në riasfaltimin e kësaj rruge e cila lidhë mes vete Komunën e Vitisë me atë të Kllokotit.

Përndryshe kalimi përmes rrugës në fjalë ka qenë shumë e vështirësuar pasi që ajo ishte dëmtuar tej mase.

Ndërkaq shumë qytetarë janë shprehur të kënaqur me riasfaltimin e saj.

UBT

Ndërkaq së shpejti pritën të rehabilitohen rruga që lidhë Komunat Kllokot e Viti me Gërlicën.

Gjithashtu në faqën zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik është shpallur edhe njoftimi për rehabilitimin e rrugës Ferizaj-Kllokot, rrugë kjo e cila kalon edhe nëpër disa fshatra të Komunës së Vitisë. /rajonipress/