ARKATANA

Haliti i vendosur për të mbrojtur pyjet

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Halti tha se është shumë më rendësi që të gjithë mekanizmat të mobilizohen me qëllim që të bëhet parandalimi i degradimit dhe shkatërrimit të pyjeve në Komunën e Vitisë. Sipas tij komunës i nevojitet ndihma e të gjithë organeve përfshirë edhe qytetarët që të parandalojmë këtë dukuri.

Përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, Gjykatës Komunale të Vitisë janë takuar sot me Kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti si dhe Drejtori për Bujqësi, Pylltarisë dhe Zhvillim Rural dhe ata të Inspeksionit. Gjatë këtij takimi është biseduar për ndalimin e prerjes ilegale të pyjeve publike dhe private.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Halti tha se është shumë më rendësi që të gjithë mekanizmat të mobilizohen me qëllim që të bëhet parandalimi i degradimit dhe shkatërrimit të pyjeve në Komunën e Vitisë. Sipas tij komunës i nevojitet ndihma e të gjithë organeve përfshirë edhe qytetarët që të parandalojmë këtë dukuri.

“Pyjet janë pasuri e jona e përbashkët andaj duhet edhe të kujdesemi për këtë. Ne si institucione komunale jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me Policinë e Kosovës, Gjykatën, dhe Agjencionin e Pyjeve me qëllimin më të mirë që të parandalojmë dhe të mbrojmë pyjet nga degradimi” u shpreh Haliti.

Uji Dea

Në këtë takim kanë marrë pjesë Komandanti i stacionit policor në Viti, Agim Lipovica si dhe zëvendësi i tij, Xhafer Rexhepi, Kryetari i Gjykatës themelore në Gjilan, dega në Viti Skendër Shefki.

Ndërsa nga përfaqësuesit e komunës përveç kryetarit Haliti kanë marrë pjesë Drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Veton Ademi si dhe U.D i Inspeksionit Skendër Ahmeti.

Gjatë këtij takimi ata kanë bashkëbiseduar rreth masave parandaluese si: Implementimi i ligjit të pyjeve, konfiskimi i automjeteve transportuese, shqyrtimi urgjent i lëndëve në gjykatë që kanë të bëjnë me prerjen ilegale të pyjeve, aksionet mbështetëse për policinë e Kosovës si dhe vendosja e pikave të kontrollit nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me komunën./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.