Uji Dea

Haliti: I tejkaluam sfidat bashkërisht

/ 4 minuta lexim
KKVITI

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti duke prezantuar raportin e tij të punës për vitin 2014 ndër tjerash potencoi se kjo qeveri komunale ka qenë dhe është e përkushtuar që bashkërisht të punoj për të mirën e gjithë qytetarëve vitias duke thënë se viti 2014 është përmbyllur me sukses dhe atë fal kontributit të të gjithëve. Ndonëse viti 2014 ka qenë viti i parë i kësaj qeverie ne jemi përballur me shumë sfida të cilat i kemi tejkaluar bashkërisht. Pjesë e këtij suksesi nuk është vetëm qeveria komunale, por edhe Kuvendi Komunal u shpreh Haliti.

Në mbledhjen e parë të rregullt që është mbajtur sot nga Kuvendi Komunal i Vitisë është diskutuar rreth raportit vjetor të punës së Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti si dhe rreth raporteve të punës së drejtorive komunale për vitin 2014.

Gjatë këtij takimi është shqyrtuar propozim rregullorja për ndarjen e bursave për studentët e kësaj komune, ku Kuvendi vendos që ajo të dal në diskutim publik.

Ndërkaq me shumicë votash janë aprovuar edhe propozim vendimi për shpalljen me interes publik të parcelave kadastrale në Beguncë dhe atë për ndërtimin e objektit të ri shkollor në këtë fshat që pritet të filloj gjatë këtij viti. Poashtu Kuvendi ka vendosur edhe për ndryshimin e vendimit për formimin e Komitetit për komunitete.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti duke prezantuar raportin e tij të punës për vitin 2014 ndër tjerash potencoi se kjo qeveri komunale ka qenë dhe është e përkushtuar që bashkërisht të punoj për të mirën e gjithë qytetarëve vitias duke thënë se viti 2014 është përmbyllur me sukses dhe atë fal kontributit të të gjithëve. „Ndonëse viti 2014 ka qenë viti i parë i kësaj qeverie ne jemi përballur me shumë sfida të cilat i kemi tejkaluar bashkërisht. Pjesë e këtij suksesi nuk është vetëm qeveria komunale, por edhe Kuvendi Komunal“ u shpreh Haliti.

Ai poashtu theksoj se sfidë kryesore kanë qenë borxhet e trashëguara e që shumica prej tyre janë paguar nga qeveria aktuale, por përmendi se Komuna e Vitisë ka arritur që shpenzimin e buxhetit ta realizoj për 99,89%.

Uji Dea

Gjatë prezantimit të këtij raporti ai ka folur edhe rreth synimeve që i ka qeveria e tij për vitet në vijim duke i ftuar këshilltarët për bashkëpunim.

Gjatë këtij raporti Haliti ka folur edhe për projektet e realizuara gjatë vitit 2014, por edhe për disa që do të zhvillohen në vitin në vijim jo vetëm me buxhetin e kësaj komune, por edhe me donatorët.

Gjatë këtij takimi para këshilltarëve raportet vjetore të punës kanë prezantuar edhe disa nga drejtorët e drejtorive ndërkaq të gjitha drejtorit javë me parë kanë dorëzuar nga një kopje të raporteve anëtarëve të këtij Kuvendi.

Ndërkaq gjatë kësaj seance është shqyrtuar propozim rregullorja për ndarjen e bursave për studentët e kësaj komune, ku Kuvendi vendos që ajo të dal në diskutim publik.

Ndërkaq me shumicë votash janë aprovuar edhe propozim vendimi për shpalljen me interes publik të parcelave kadastrale në Beguncë dhe atë për ndërtimin e objektit të ri shkollor në këtë fshat që pritet të filloj gjatë këtij viti.

Poashtu Kuvendi ka vendosur edhe për ndryshimin e vendimit për formimin e Komitetit për komunitete./rajonipress/