ARKATANA

Haliti i reagon Surroit: UÇK-ja nuk ka luftuar kundër LDK-së, e vërteta e saj do të pasqyrohet

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Haliti i cili ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në një prononcim për “Indeksonline”, ka theksuar se disa gjëra të përmendura nga Surroi kanë ndodhë me të vërtet mirëpo interpretimi i tyre nuk është i duhur.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti i ka mohuar akuzat e ish-liderit të partisë ORA, Veton Surroit. Ky i fundit në një intervistë të dhënë për gazetën “Koha Ditore”, ka thënë se disa prej udhëheqësve të luftës i kishin kapur armët kundër Serbisë aq sa edhe kundër LDK-së.

Haliti i cili ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në një prononcim për “Indeksonline”, ka theksuar se disa gjëra të përmendura nga Surroi kanë ndodhë me të vërtet mirëpo interpretimi i tyre nuk është i duhur.

FIDANISHTJA

“Ato janë mendimet e tija, shumë gjëra që i ka përmendur vërtet kanë ndodhë por interpretimi lë vend për tu diskutuar. Gjitha këto çështje një ditë do të pasqyrohen, të vërtetat e UÇK-së, ngjarjet që kanë ndodhë brenda dhe jashtë saj”, ka thënë ai.

Sipas tij, nëse disa individë të cilët kanë qenë pjesë e UÇK-së kanë bërë gabime, kjo nuk do të thotë se të gjithë kanë qenë të tillë.

“Mund të them se akuzat që UÇK-ja ka qenë kriminale, në kuptimin e asaj që paska filluar luftën kundër Serbisë aq edhe kundër LDK-së nuk qëndron sepse nuk ka pas një orientim të tillë. Por gabimet mund të jenë bërë dhe në qoftëse janë bërë dy-tri gabime të individëve do të thosha të papërgjegjshëm kushdo qofshin ata, kjo nuk do të thotë se UÇK-ja ka qenë e tillë”, ka përfunduar Haliti./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.