RCCOLA

Haliti i quan të pasakta deklaratat e Nexhmedin Arifit

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Sokol Haliti kryetar i Vitisë i është përgjigjur Nexhmedin Arifit duke i quajtur vlerësimet e tij dhënë në rajonipress rreth buxhetit dhe rreth 100 ditëshit të tij të qeverisjes si të pasakta.

Haliti tha për rajonipress se dëshiron që t`ia bëjë me dije Nexhmedin Arifit, se 100 ditëshi i kryetarit dhe qeverisjes aktuale nuk është pa rezultat siç vlerëson ai. “Edhe pse në fushatat zgjedhore ju keni dhënë premtime për ndërtim të palestrës sportive, megjithatë në 6 vite qeverisjeje nuk keni arritur ta realizoni këtë projekt kapital. Madje e keni paraparë në listën e prioriteteve për vitin 2016” ka sqaruar Haliti.

Haliti tha se në qeverisjen e tij është fituar ky projekt dhe palestra sportive fillon së realizuari gjatë këtij viti. “Po ashtu ish-kryetari Arifi ka përmendur projektin madhor të Rregullimit të shtratit të lumit “Morava”, që konsideron si të arritur të qeverisë së tij, por e vërteta është se ky projekt ende nuk ka kaluar nga Komisioni Evropian dhe presim që të procedojmë për përfitimin e këtij projekti. Kurse rreth komisionit për evidentimin e borxheve që e quan joprofesional dhe i ngarkuar politikisht duke quajtur shifrat të pasakta fund e krye, ne i rikujtojmë Arifit se për kanalizimin e Smirës, qeveria e kaluar ka ngelur borxh 192.588 euro, për kanalizimin e Tërpezës 171.020 euro, obligime ndaj furnizuesve 291.976 euro, për shkollën e Sllatinës së Epërme janë 71.000 euro të cilat nuk janë paguar dhe sot nxënësit ende nuk vijojnë mësimet në objektin e ri” ka sqaruar Haliti.

Uji Dea

Haliti e ka përkujtuar Arifin se ka lënë pas edhe kontestet gjyqësore që kapin shumën prej 299.348,67 euro, kurse jeni deklaruar se ndaj CDI-së komuna i ka kryer obligimet, ndërsa në të vërtet kësaj organizate nuk i janë paguar edhe 119.900 euro. “Po theksojë se shuma e borxheve që i keni lënë qeverisë së re, çdo ditë shtohet, andaj e kuptojmë shqetësimin tuaj edhe kur flisni për 100-ditshin e qeverisë së punës sime”.

Haliti tha se për këtë periudhë të Qeverisjes ka arritur të ulë në masë të madhe shpenzimet dhe të organizohen edhe në terren në bashkëpunim me këshillat e fshatrave. “Edhe pse mendoni se edhe dy muaj nuk pritet të filloj ndonjë projekt, ne ju sigurojmë i nderuar zoti Arifi se qytetari i komunës së Vitisë do të ketë rastin të shoh ndryshimet të cilat veç kanë filluar” ka përfunduar në sqarimin e tij Sokol Haliti si përgjigje ndaj vlerësimeve që ka dhënë Nexhmedin Arifi rreth qeverisjes së LDK-së që udhëhiqet nga Sokol Haliti në Viti./rajonipress/