Haliti i përkushtuar të krijoj kushte sa më të mira e të bërit biznes
Viti – Kryetarit i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka vizituar dje fabrikën e styroporit “Daka Therm”. Për ndryshe gjatë kësaj vizite ata u njohën me punën dhe prodhimet e fabrikës në fjalë.
Ndërkaq, Haliti tha se më të vërtetë kjo komunë ka nevojë për afaristë serioze siç është pronari i kësaj fabrike e cila sipas tij me veprimtarinë e saj afariste po ndihmon në zhvillimin ekonomik të kësaj komune por njëherit edhe me zbutjen e papunësi duke angazhuar në punë një numër të konsiderueshëm të familjeve vitiase.
Ai po ashtu kërkoj nga afaristet vitias që të vazhdojnë me punë sepse sipas tij qeveria komunale e Vitisë është e përkushtuar të krijoj kushte sa më të mira e të bërit biznes./rajonipress/


