Eko Higjiena

Haliti i ndanë donacion boksierës vitiase, Djellza Ahmeti

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Djellza Ameti, boksere nga Sllatina e Vitisë është pritur në takim nga Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili në shenjë mbështetje i ndau asaj një donacion me pajisje të posaçme për stërvitjet në sportin e boksit.

Donacioni i cili ju është dorëzuar asaj sot nga Kryetari Haliti përfshinë: një thesë boksi, dorëza boksi si dhe veshje sportive.

Mobi Casa

Me këtë rast Haliti theksoi se Komuna e Vitisë po mbështet vazhdimisht talentet e saj në të gjitha disiplinat.

Haliti ndër tjerash tha se kjo komunë ndihet krenare me punën e palodhshme dhe me sukseset me të cilët po arrijnë sportistët vitias në të gjitha disiplinat sportive dhe për këtë arsyeje theksoi se është obligim moral i institucioneve komunale që të i mbështesin ata./rajonipress/