Haliti i mbanë premtimet, largon deponitë ilegale

Viti – Me nismën e Kryetarit të Komunës së Vitisë Sokol Haliti në fshatin Pozheran konkretisht prapa stacionit Policor është bërë largimi i deponisë ilegale të mbeturinave.
Me këtë rast Komuna e Vitisë ka bërë eliminimin e kësaj deponie ku me ekskavator të Komunës janë larguar mbi 5 kamion mbeturinash të cilat kanë qëndruar aty për muaj të tërë.
Ndonëse deponi të tilla ilegale gjenden edhe në lokalitete e tjera përfaqësuesit e Komunës së Vitisë shprehën se do të bëjnë eliminimin e tyre në ditët në vijim, ndërsa ditë më parë është bërë edhe largimi i deponisë ilegale afër varrezave të qytetit të Vitisë dhe të Kabashit.
Kreu i Vitisë Sokol Haliti tha për rajonipress se pastrimi i ambienteve të ndotura dhe humanizimi i këtyre hapësirave është pjesë e programit të tij dhe realisht do të pastrojmë çdo ambient ku rrezikohet jeta e qytetarëve./rajonipress/