UBT

Haliti i LDK-së merr përkrahje të madhe në Stubëll

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Çelësi për sukses në komunën tuaj është Sokol Haliti dhe lista e kandidateve për asambliste, prandaj me 3 nëntor dilni masovikisht në votime dhe votoni numrin 78 – LDK-në dhe Sokol Halitin për kryetar ka thënë Anton Quni.

Në tubimin e pa parë deri më tani për nga masoviteti në Stubell të Vitisë të pranishmit në emër të Akademik Isa Mustafes i përshëndeti deputeti i Parlamentit të Kosovës zoti Anton Quni.

Ai në fjalën e tij tha se është kënaqësi të jesh në Stubllen e Dom Mikel Tarabolluzit.
“Me votën tuaj ju do të tregoni se keni qenë dhe do të jeni ushtarë të Ibrahim Rugovës, sepse këtë e tregon ky masovitet e sidomos kjo pjesëmarrje kaq e madhe e të rinjve.

Çelësi për sukses në komunën tuaj është Sokol Haliti dhe lista e kandidateve për asambliste, prandaj me 3 nëntor dilni masovikisht në votime dhe votoni numrin 78 – LDK-në dhe Sokol Halitin për kryetar ka thënë Anton Quni.

Mobi Casa

Pas tij në foltore me duartrokitje të mëdha u prit kandidati i LDK-së për kryetar komune Sokol Haliti.

Ai Stubllasve u premtoi rregullimin e rrugës, kthim të dinjitetit të qytetarëve, arsimtarëve, por edhe rinisë stubllane u premtoi përkrahje në aktivitetet e tyre rinore.

Stublla do ta ketë vendin e merituar në draft strategjinë e tij për mandatin 4 vjeçar.

Të pranishmit me një fjalë rasti i përshëndeti edhe Sare Gjergji nga PDKI, i cili u bëri apel stubllasve që të votojnë Sokol Halitin për kryetar dhe listën e LDK-së thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Viti./rajonipress/