Hidromorava

Haliti i kënaqur me punimet në cdo cep të Vitisë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Viti – Sokol Haliti thotë se janë në vlugun e shumë punimeve që po zhvillohen si në qytet ashtu edhe në shumë fshatra të Vitisë.

Kreu i Vitisë pothuajse çdo ditë është në teren për të inspektuar punimet që po realizohen në çdo cep të këtij qyteti duke përfshirë këtu edhe fshatrat.

“Po vazhdojnë punimet në mbarë territorin e komunës tonë. Sot është duke u bërë ndërtimi i trotuarit në lagjen Zejnullahu në fshatin Ramjan” ka shkruar Haliti.

Fundamenti

Haliti tha për rajonipress se është i kënaqur me ecurinë e punimeve.

“Projektet po realizohen me dinamikën e paraparë dhe jam i kënaqur edhe me cilësi edhe me përfundimin e tyre në afatin e paraparë kohor. Rrugë të asfaltuara në qytet e fshatra, ndërhyrje në infrastrukturë në të gjitha drejtimet, investime në arsim, bujqësi dhe ekonomi, janë vetëm një pjesë që ne po monitorojmë çdo ditë” tha Haliti./rajonipress/