Fundamenti

Haliti i gatshëm të udhëheqë Western Sydneyn

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Sulmuesi kosovar Labinot Haliti është i gatshëm të udhëheqë skuadrën australiane Western Sydney Wanderers në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të Azisë kundër skuadrës koreano-jugore FC Seoul që luhet të mërkurën e ardhshme.

Në mungesë të Tomi Juriqit dhe Brendon Santalabit që janë të suspenduar, Haliti pritet të luajë një rol kyç te Western Sydney. Western Sydney do të luajë ndeshjen e parë në udhëtim.

Haliti 28-vjeçar është bërë lojtar kyç te Western Sydney dhe ai për ringjalljen e tij meritat ia adreson trajnerit Tony Popoviq.

Mobi Casa

“Ai është personi që më ka sjellë në këtë skuadër dhe qartë se jam përmirësuar si në fushë ashtu edhe jashtë saj për shkak të tij. Kështu që i adresoj të gjitha meritat atij dhe jam i lumtur në këtë skuadër. Unë jam rritur në këtë zonë dhe kjo është shtëpia ime, kështu që është nder të përfaqësoj Western Sydneyn. Qartë se ndeshja e të mërkurës është mjaft e madhe. Të gjithë duan të luajnë në këso ndeshjesh të mëdha dhe është një nga ndeshjet më të mëdha në historinë e shkurtër tonë. Kanë qenë dy vite fenomenale, por është vetëm fillimi”, ka thënë Haliti, përcjell “Herald Sun”.

Klubi është themeluar në vitin 2012. Në rrethin e kaluar eliminoi favoriten kryesore për titull të Azisë, skuadrën kineze Guangzhou Evergrande.
© KOHA.net

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.