Haliti: Hapja e lumenjve dhe përroskave nuk kanë lejuar vërshimet në komunën e Vitisë

Viti – Pastrimi i lumenjve, përroskave dhe kanaleve gjatë vitit të kaluar, ka parandaluar përmbytjet brenda territorit të komunës së Vitisë.
Përderisa shumë komuna të Kosovës, ditëve të fundit janë përballur me vërshime dhe përmbytje të tokave bujqësore, një që e tillë nuk ka ndodhur gjatë këtij viti në Komunën e Vitisë.
Sipas kryetarit të kësaj komune Sokol Haliti, qeveria komunale gjatë dy viteve të fundit është përkujdesur që të bënë pastrimin dhe hapjen e lumenjve, përroskave dhe kanaleve të ndryshme dhe se falë këtyre punëve edhe për kundër reshjeve të shiut në territorin e kësaj komune, nuk ka pasur vërshime dhe as përmbytje të tokave bujqësore.
Haliti tha se kjo komunë do të vazhdoj të përkujdesët që të parandalohet mbyllja e këtyre arterieve me qëllimin më të mirë të ruhet pasuria e qytetarëve vitias duke ju bërë njëherit thirrje qytetarëve, që të mos hedhin mbeturina në të./rajonipress/