UBT

Haliti godet Kurtin: BE na sanksionoi, SHBA na la vetëm – fajtor është kjo Qeveri

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ish-deputeti i PDK-së Xhavit Haliti, ka reaguar për zhvillimet e fundit politike në vend dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës.

Përmes një reagimi publik, Haliti ka shkruar se Kosova tash e më shumë se një vit ndodhet nën sanksione të Bashkimit Evropian si pasojë e vendimeve të Qeverisë, të cilat kanë sjellë dëme të mëdha për ekonominë dhe diplomacinë e vendit.

Sipas tij, propaganda e pushtetit nuk po e mbulon dot realitetin, raporton IndeksOnline.

Eco Higjiena

“Grantet janë bllokuar, ekonomia është dobësuar dhe në planin diplomatik kemi humbje të pallogaritshme,” u shpreh ai, duke shtuar se SHBA ka qenë më e butë, por ka dhënë “këshilla prindërore për qeverinë e Kosovës, të cilën e cilësoi si ‘kopsht fëmijësh’”, ka shkruar Haliti.

Ai shton se tërheqja e SHBA-së nga dialogu strategjik me Kosovën lidhet drejtpërdrejt me dështimin e legjislaturës aktuale për të formuar Qeverinë e re.

“Me kë do të flasë i dërguari i Presidentit të SHBA-së në mungesë të një Qeverie legjitime? U është thënë qartë: luani në kopshtin tuaj, por më parë duhej t’i bënit detyrat e shtëpisë”, ka shkruar ai. /IndeksOnline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.