UBT

Haliti gjatë fundjavës inspektoi projektet e ndryshme që po realizohen

/ 1 minutë lexim

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti edhe këtë fundjavë në vend të pushimit ka zgjedhur të vazhdoj me inspektime të projekteve të shumta që po realizohen në lokalitet e ndryshme të kësaj komune.

Me këtë rast ai ka vizituar punimet në rregullimin e një rruge bujqësore në fshatin Lubishtë për të vazhduar me tej në fshatin Buzovik, ku po punohet në rregullimin e një rruge qe lidhë këtë fshat me Beguncën.

RCCOLA

Ai ka vizituar poashtu edhe punimet në rrugën e Kolishtës por edhe punimet në rregullimin e hapësirave gjelbëruese në oborrin shkollor të fshatit Radivojcë./rajonipress/