United Hospital

Haliti fton organet e drejtësisë që ta marrin në pyetje Dimal Bashën

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Anëtari i PDK-së, Xhavit Haliti ka kritikuar kryeparlamentarin e ri Dimal Basha pas publikimit të një artikulli që, sipas Halitit, është në dëm të figurës së UÇK-së dhe pjesëmarrësve të saj.

Haliti tha se nuk ishte në dijeni për ekzistencën e një artikulli të Bashës, duke thënë se organet e drejtësisë duhet ta marrin në pyetje atë.

“Pse unë nuk e kam ditur që ekziston një artikull i tillë, të paktën nga njerëzit e PDK-së në qoftë se e kanë ditur? Asnjë prej drejtuesve politik të UÇK-së nuk janë sot drejtues të institucioneve të Kosovës, Dimal Bashën duhet me e marrë në pyetje organet e drejtësisënë Kosovë, në votimin e krye parlamentarit janë bashkuar të gjithë ata që nuk kanë lidhje me UÇK-në, më vjen keq për disa që kanë qenë pjesë e UÇK-së dhe kanë votuar”, tha Haliti në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Më tej, ai shtoi se në votimin për kryeparlamentarin janë bashkuar të gjithë ata që nuk kanë lidhje me UÇK-në, duke shprehur keqardhje për disa ish-pjesëtarë të saj që, sipas tij, kanë votuar gabimisht.

FIDANISHTJA

Derisa, ai kërkoi nga Kurti që ta shkarkojë Bashën nëse ky i fundit nuk jep dorëheqje, duke e akuzuar për shërbim ndaj agjendave të huaja.

“Unë besoj që ai nuk do të jap dorëheqje atë duhet ta shkarkoj kryeministri në qoftëse duhet sepse ata e kanë zgjedhur deputetët e parlamentit. Kushtetuta dhe vendi ynë nuk duhet me pranua bedel të tillë të shërbimit të ndryshme të huaja të cilët punojnë për ta. Unë edhe sot edhe në të ardhmen kam me kërkua llogari: kush e ka paguar Dimal Bashën me bë artikull të tillë kundër UÇK-së?”, përfundoi Haliti./teve1.info/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.