Uji Dea

Haliti: Fshatrat e Vitisë po i përkrahin masovikisht kandidaturat e LDK-së

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Kryetari i degës së LDK-së së Vitisë, njëherit kryetar i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti pasi ka përshëndetur të pranishmit në tubimet e mbajtura, ka thënë se mesazhi i fitores së LDK-së po jepet në çdo takim me ju, masoviteti juaj është sinjali më i fuqishme se fitorja e LDK-së është vetëm edhe disa ditë larg.

Kanë vazhduar tubimet elektorale të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega e Vitisë. Anëtarët, simpatizantët e LDK-së dhe banorët e fshatrave të Kllokotit dhe fshatrave të Vitisë, si Budrika, Remniku e Skifteraj, Radivojcë etj, janë takuar në dy tubime të ndara, njëri në Kllokot, ku kandidatët për deputet kanë marr mbështetje të fuqishme nga kryetari i degës Hasan Rashiti dhe anëtar e simpatizant të kësaj dege, kurse tubimi tjetri është mbajtur në Budrikë, përkatësisht në Restaurant “Butrinti”.

Kandidatët nga LDK-ja të nominuar për deputet në Kuvendin e Kosovës, po gjejnë mbështetje të jashtëzakonshme në tërë Komunën e Vitisë dhe asaj të Kllokotit.

Kryetari i degës së LDK-së së Vitisë, njëherit kryetar i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti pasi ka përshëndetur të pranishmit në tubimet e mbajtura, ka thënë se mesazhi i fitores së LDK-së po jepet në çdo takim me ju, masoviteti juaj është sinjali më i fuqishme se fitorja e LDK-së është vetëm edhe disa ditë larg.

Mesazhin e fitores po e japin ushtarët e Ibrahim Rugovës, anëtarët e simpatizantët e LDK-së gjithandej, gjithashtu këtë mesazh po e japin edhe të gjitha nëndegët e LDK-së të komunës së Vitisë, por edhe ato të Komunës së Kllokotit me të cilat po bashkëpunojmë shumë mirë.

Hidromorava

Ai ka përsëritur se nuk ka më mirë se të kesh tre kandidatura të përbëra nga një kryetar, një luftëtar dhe një bijë dëshmori, duke aluduar në Musa Misinin, Faruk Nuren dhe Kosovare Azemin.

Kurse Fatmir Rexhepi nga dega e LDK-së në Gjilan, ka theksuar se, dua të përcjell një mesazh për të gjithë ata që harruan Anamoravën për këto vite, ata të cilët harruan ta ndërtojnë hekurudhën, premtuan dhe harruan ta ndërtojnë autostradën, premtuan dhe harruan që t`i sjellin milionat e investimeve këtu.

Edhe ne ishim pjesë e Pavarësisë së Kosovës, edhe ne ishim dhe jemi pjese e lirisë së Kosovës, për këtë flet kontributi i gjeneratave tona të frymës rugoviane, luftëtarët e lirisë dhe gjaku i dëshmorëve.

Ndërsa kandidatët për deputet nga Komuna e Vitisë dhe Kllokotit kanë vazhduar duke shpalosur vizionet e tyre për zhvillim ekonomik dhe të gjitha fushat e tjera thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Viti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.