Eko Higjiena

Haliti flet për rezultate dhe të arritura në vitin 2015, nuk i harron as sfidat

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Përpos rezultateve të arritura dhe projekteve të realizuara në infrastrukturë rrugore, shkollore, shëndetësore, subvencionimet në bujqësi etj, Sokol Haliti ka përmendur edhe sfidat me të cilat janë përballur gjatë 12 muajve të vitit të kaluar.

Është mbajtur sot seanca e parë e Kuvendit Komunal të Vitisë, në të cilën janë shqyrtuar disa pika të parapara për këtë mbledhje.

Debati më së shumti u shtrua në pikën e raportimit të punës së kryetarit të komunës Sokol Haliti ku këshilltarët paraqitën vërejtje dhe dhanë sugjerime në punën e ekzekutivit, por edhe në disa punë që sipas tyre nuk janë kryer si duhet.

Kryetari i komunës Sokol Haliti, i është përgjigjur pyetjeve të këshilltarëve, dhe ka theksuar bashkëpunimin e mirë me të gjitha instancat.

Duke folur për punën dhe aktivitetet komunale gjatë vitit 2015, kryetari Haliti ka falënderuar fillimisht organizatat ndërkombëtare dhe vendore për kontributin e dhënë në realizim të projekteve në shumë fusha, kurse një falënderim edhe për mediat e shkruara dhe elektronike për pasqyrimin real të punës së Institucioneve komunale.

Fundamenti

Përpos rezultateve të arritura dhe projekteve të realizuara në infrastrukturë rrugore, shkollore, shëndetësore, subvencionimet në bujqësi etj, Haliti ka përmendur edhe sfidat me të cilat janë përballur gjatë 12 muajve të vitit të kaluar.

Në këtë pikë e cila zgjati për disa orë, edhe drejtorët e drejtorive komunale dhanë shpjegime lidhur me punën dhe aktivitetet e tyre, për të cilat shprehën interesim këshilltarët të dinë më shumë.

Në këtë seancë u shqyrtuan edhe Draft Strategjia për komunikim dhe informim 2016 -2018, e cila u miratua nga këshilltarët, ndërsa iu dha drita e gjelbër për procedim të mëtutjeshëm propozim vendimit për hapjen e shqyrtimit publik për Planin e mobilitetit të qëndrueshëm të Komunës së Vitisë.

Këshilltarët janë njoftuar me raportin e punës së KKSB-së për vitin 2015, ndërkaq kanë aprovuar Draft Plani i punës për vitin 2016 i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, si dhe propozim vendimin për caktimin e orarit të mbajtjes së seancave të Kuvendit Komunal të Vitisë./rajonipress/