Eko Higjiena

Haliti: Fitorja e LDK-së në Viti e pakontestueshme

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Nën organizimin e nëndegëve, Skifteraj, Remnik, Podgorc, Budrige, Radivojc dhe Devaje u mbajt tubim madhështor në restaurant “Butrinti”, ku u bë promovimi i kandidatit për kryetar të Vitisë Sokol Haliti dhe kandidatëve për Asamblenë Komunale të Vitisë.

Para mijëra simpatizantëve në emër të kryesisë qendrore të LDK-së të pranishmit i përshëndeti Azem Hajdari, anëtar i Kryesisë Qendrore.

Ai tha qartë se po shihet se në Viti u rikthye fryma rugoviane dhe se fitorja e LDK-së në Viti nuk ka alternativë.Me fitoren e Sokol Halitit në Viti po rikthehet demokracia dhe se pushteti po iu rikthehet qytetarëve.

Fundamenti

Promovimin e kandidatit për kryetar e beri Hasan Aliu shef i shtabit zgjedhor, ku me daljen në skenë të Sokol Halitit nuk munguan duartrokitjet e të pranishmëve dhe duke thirrur emrin e tij.

Para të pranishmeve Haliti theksoi se gjatë mandatit të tij do të ketë mbrojtje të kontrollit për këtë anë, nuk do të ketë vërshime, pra do të rregullohet shtrati i lumit Morava, sepse ky regjion është hambar i Anamoraves. Do të ketë zonë industriale, ndihmë ndaj bizneseve dhe stimulim ndaj aktiviteteve biznesore ka thënë Haliti.

Ai ftoi të pranishmit që të dalin masovikisht në zgjedhje më 3 nëntor dhe të votojnë LDK-në, me numrin 78 dhe listën për asamblistë thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Viti./rajonipress/