KKVITI

Haliti: Fermerët të mbështeten-punët e bujqësisë nuk presin

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim ministrin në detyrë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, me të cilin kanë biseduar lidhur me gjendjen e përgjithshme të krijuar nga pandemia e gripit si dhe rreth masave dhe veprimeve në fushën e bujqësisë.

Haliti i dha disa informata ministrit Mustafa mbi gjendjen aktuale si dhe organizimin që po bën komuna për t`u përballur me pandeminë si dhe për t`iu dalë në ndihmë qytetarëve në të gjitha aspektet.
“Kemi marrë masa dhe jemi në mbikëqyrje të lokaliteteve që janë identifikuar si vatra të infeksionit. Jemi të përkushtuar njëqindpërqind që të jemi në shërbim të qytetarëve. Segment i veçantë i interesimit tonë është bujqësia, janë fermerët, sepse tani është koha e mbjelljeve dhe duhet të veprojmë e t`ju hapim rrugë, sepse punët e bujqësisë nuk presin.

Haliti e ka njoftuar ministrin Mustafa edhe me projektet e realizuara dhe ato që do të realizohen në Komunën e Vitisë në fushën e bujqësisë si dhe me mbështetjen që po iu jepet fermerëve nga kjo komunë.

Haliti i ka folur atij edhe për kapacitetet dhe potencialet e këtushme bujqësore.

Uji Dea

Ministri në detyrë Besian Mustafa tha se përmes vizitave në terren po njihet më afër me shqetësimet dhe problemet e secilit fermer, për të cilat do të angazhohet në vazhdimësi që t’i adresoj në mënyrën më të mirë të mundshme.
“Për fatin e keq të fermerëve pandemia erdhi në kohën e punëve pranverore në bujqësi. Jemi munduar të thjeshtojmë burokracinë dhe me masat që kemi ndërmarrë, pas situatës së krijuar në vend, po mundohemi të krijojmë kushte më të përshtatshme për punë për të gjithë bujqit në vend, sidomos në komunat me potencial më të madh bujqësor”, ka thënë ministri në detyrë Mustafa.

Ai njoftoi se për 2-3 javë do të fillojnë të shpallen grantet dhe subvencionet për bujq, prandaj porositi zyrtarët e Komunës së Vitisë që të fillojnë përgatitjet për këtë.

Ministri Mustafa dhe kryetari Haliti kanë vizituar edhe disa fermerë në komunën e Vitisë për të parë nga afër mbarëvajtjen e veprimtarive bujqësore dhe gjendjen e tyre në kohën e pandemisë. Ministri në detyrë, Besjan Mustafa, shoqërohej nga këshilltari i tij, Veton Ademi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.