Uji Dea

Haliti: Familja Jashari ka rol të veçantë e të papërsëritshëm

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Viti – Për të shënuar 6 Marsin Ditën e Dëshmorëve të Kosovës, Institucionet komunale, shoqatat e dala nga lufta, përfaqësues të Policisë së Kosovës, familje të dëshmorëve dhe qytetarë të tjerë, kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Viti

RCCOLA

Kryetari i Vitisë Sokol Haliti ka thënë se familjet që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për liri i nderon secilin komb, por jo të gjitha kombet kanë madhështi të tilla siç është Familja Jashari. “Kjo familje, në krye me Komandantin Legjendar, Adem Jashari ka rol të veçantë e të papërsëritshëm, jo vetëm në historinë tonë kombëtare, por edhe në atë të përbotshme” ka thënë Haliti./rajonipress/