Haliti falënderon zviceranin që ndihmoj Vitinë

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim Rolt Hefti, përfaqësues i Njësisë së Zjarrfikësve nga Komuna Prateln, Zvicër i cili së bashku me bashkëvendësin tonë, Bashkim Bislimi po qëndrojnë në Viti.
Njësia e Zjarrfikësve së Pratelnit i a ka dhuruar këtë të shtunën Njësisë së Zjarrfikësve në Viti një donacion me veshmbathje, helmeta si dhe mjete përcjellëse për punën e Zjarrfikësve dhe shpëtimit.
Megjithatë, Hefti ka shprehur dëshirën që t`i ndihmoj zjarrfikësve në Viti duke insistuar në blerjen e gjeneratorit pasi sipas tij kjo është e domosdoshme për intervenime në rastet e aksidenteve në teren.
Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti duke e falënderuar ata për donacionin e dhënë u shpreh se ky donacion i ka gëzuar të gjithë përfshirë edhe atë. “Ky donacion është i mirëseardhur në Viti, jo vetëm për Njësinë e Zjarrfikësve, por edhe për gjithë qytetarët tanë pasi me këtë donacion do të mundësohet intervenimi më i shpejt dhe më i sigurt në fatkeqësitë e ndryshme, andaj ju falënderojmë shumë për këtë” u shpreh Haliti, raporton rajonipress.
Ai gjithashtu ka uruar që bashkëpunimi i nisur të vazhdoj edhe më tutje. Ndërkaq Përfaqësuesi i Njësisë së Zjarrfikësve nga Komuna Prateln, Zvicër, Rolt Hefti tha se për të është shumë e rëndësishme që njerëzit që dëshirojnë të shpëtojnë jetën e tjetrit të jenë paraprakisht vetë të mbrojtur.
Hefti ka shprehur dëshirën që sipas mundësive që kanë të ndihmojnë edhe më tutje këtë njësi, duke potencuar se është i interesuar të blej një gjenerator me qëllim që të funksionalizoj gërshërët për prerjen në rast të aksidenteve në teren.
Ndërkaq bashkëvendësi ynë i cili punon dhe vepron në Zvicër e që ishte nismëtar i këtij donacioni ka folur lidhur me rrugëtimin e këtij donacioni duke theksuar se ka nevojitur rreth katër muaj që ajo të arrij në duart e zjarrfikësve në Viti, por sipas tij ky mund ja ka vlejtur pasi që më këtë do të lehtësohet puna e zjarrfikësve në të mirën e qytetarëve vitias.
Ndërsa në këtë takim ka marrë pjesë edhe Drejtori i DSHPE-së, Nexhmedin Jakupi si dhe Komandanti i Njësisë së Zjarrfikësve, Hetem Jakupi të cilët e kanë falënderuar ata për donacionin e dhënë./rajonipress/