Fundamenti

Haliti falënderon Turqinë dhe Japoninë për donacionet në fushën e shëndetësisë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i shoqëruar nga Basri Aliu, Drejtori i DSHMS-së dhe Koordinatorja e Cilësisë sw QKMF, Vjollca Kadolli – Halili janë pritur në dy takime të ndara nga Përfaqësuesi i Zyrës Japoneze në Prishtinë dhe Organizata “Tika” nga Turqia.

Kryetari Haliti në takim me Zyrën Japoneze ka falënderuar për donacionin e dhënë nga Qeveria Japoneze për Shëndetësinë në Viti, për vitin 2016, si dhe janë dakorduar për përkrahje edhe në sektorët tjerë.

Mobi Casa

Ndërsa, në takim me Organizatën “TIKA” nga Turqia, Kryetari Haliti, gjithashtu falënderoi ata për bashkëpunimin dhe përkrahjen që kjo organizatë i ka bërë komunës së Vitisë në sferën e Shëndetësisë, e cila organizatë në vitin 2017 ka përkrahur me një donacion Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti.

Gjatë këtij takimi u bisedua për bashkëpunimin e ndërsjellë ndërmjet organizatës “TIKA” dhe Komunës së Vitisë, bashkëpunim që u premtua të vazhdojë edhe në të ardhmen , duke u bazuar në nevojat që ka kjo komunë./rajonipress/