FIDANISHTJA

Haliti falënderon FSK për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë në kohën e pandemisë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili, kanë pritur sot takim Komandantin e ri të regjimentit të parë të FSK-së në Gjilan, Albert Kuçi. Gjatë këtij takimi që ka pasur karakter njoftues është biseduar për bashkëpunimin në mes të Komunës dhe Policisë me FSK-në në Gjilan.

Me këtë rast Haliti i ka uruar Nënkolonelit Kuçi detyrën e re duke shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit. “Dua të ju urojë detyrën e re. Komuna e Vitisë, është e gatshme të vazhdoj bashkëpunimin e mirë me FSK-në. Natyrisht dua edhe të ju falënderoj për ndihmën e vazhdueshme të cilët na keni ofruar, në veçanti në këtë kohë të pandemisë nga virusi COVID-19”, u shpreh Haliti.

Eco Higjiena

Gatishmërinë e bashkëpunimit në të mirën e qytetarëve e kanë konfirmuar edhe Komandanti i Regjimentit të Parë të Forcave Tokësore, Nënkolonel Albert Kuçi si dhe Komandanti i stacionit Policor të Vitisë, Kapiten Afrim Halili. Gjithashtu u bë me dije se territori i komunës së Vitisë për shkak të terrenit të përshtatshëm përdorët shpesh nga FSK-ja për ushtrimet e ndryshme fushore.

Ndërkaq në ushtrimin e fundit “Partnerët 19” që është mbajtur vitin e shkuar edhe në territorin e komunës së Vitisë ishte realizuar një ushtrim i përbashkët në mes të FSK-së, Komunës, Njësisë së Zjarrfikësve, Policisë dhe mekanizmave të tjera të cilat janë të përfshira në raste emergjente./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.