Eko Higjiena

Haliti falënderon diasporën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Të nderuar mërgimtarë! Në këtë periudhë jo të zakonshme nëpër të cilën po kalojmë të gjithë, dëshiroj t’ju dedikoj këtë mesazh falënderimi e mirënjohjeje për kontributin tuaj tepër të çmueshëm, në të gjitha proceset më të rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar vendi. Ju meritoni respektin më të lartë për përkushtimin tuaj në mbështetjen e vendit para luftës. Ju mbështetët por edhe ishit pjesë e luftës çlirimtare, por poashtu edhe pas luftës mbështetët përmirësimin e gjendjes sociale të qytetarëve të Komunës së Vitisë, si dhe projektet e ndryshme të infrastrukturës në këtë komunë. Duhet veçuar sidomos përkrahjen e madhe të aksionit humanitar për ndërtimin e shtëpive për familjet me gjendje më të rënduar ekonomike, por edhe ndihmat humanitare me rastin e festave të ndryshme.

Ju gjithherë e keni treguar shpirtin tuaj të madh. Solidariteti juaj nuk ka munguar as tani, kur i gjithë vendi dhe komuna jonë po përballet me luftën kundër pandemisë së gripit. U jemi mirënjohës të gjitha shoqatave të diasporës si dhe individëve, pa dallim, për solidaritetin e treguar përmes të mirave materiale, pakove ushqimore e higjienike si dhe gjërave të tjera në kohën e pandemisë.

Uji Dea

-Të dashur mërgimtarë! Tani jemi në fillim tu gushtit dhe ditët e para të këtij muaji gjithnjë ia kemi dedikuar juve. Manifestimi tradicional “Ditët e diasporës”, i cili është mbajtur çdo vit, janë ditët që i kemi veçuar për ju, ngase duam që edhe ju ta ndieni se institucionet, por edhe qytetarët u janë mirënjohës përjetë.

Por, sivjet ngaqë shumica dërmuese e mërgimtarëve nuk keni mundur të vini për pushime në vendlindje, po na mungojnë ndejat e përbashkëta, kafet e mëngjesit dhe atmosfera që vetëm ju dini ta bëni. E, juve që tashmë jeni në Kosovë, ju dëshirojmë pushime të këndshme!”
Me konsideratën më të lartë
Sokol Haliti
Kryetar i Komunës së Vitisë