Mobi Casa

Haliti: Faleminderit nga zemra Mërgata jonë e jashtëzakonshme!

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Nuk ka fjalë që mund ta përshkruajnë ndjenjën e krenarisë dhe mirënjohjes që ndjejmë sot. Rezultatet e votave nga mërgata jonë janë dëshmi e qartë, e pastër, e fuqishme, e fitores së bindshme, fitore e zemrës, fitore e besimit ka shkruar Sokol Haliti.

Postimi i plotë:

Ju, bijtë e bijat e këtij vendi që jetoni e punoni larg, por që zemrën e mendjen e keni gjithmonë këtu, e treguat edhe një herë se dashuria për atdheun nuk njeh kufij, nuk e ndal as distanca, as vështirësia, as lodhja.

Hidromorava

Ju që punoni me ndershmëri çdo ditë, që kurrë nuk e harroni kush jeni, shtylla e kombit tonë, keni qenë dhe do të mbeteni forca më e madhe e këtij vendi. Kjo fitore është amanet që na obligon më shumë se kurrë të punojmë me përkushtim, me përulësi, me vendosmëri për të mos zhgënjyer asnjë prej jush.

Mërgata foli me zemër, foli me mendje, foli me dashuri për vendin. Ju faleminderit nga zemra! Së bashku do e vulosim fitoren tonë përfundimtare!