Haliti: Është kërkesë e Kurtit që zgjedhjet të mbahen në korrik

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti tha se kryeministri Albin Kurti e din tashmë që vendi do të shkojë në zgjedhje.

Madje sipas tij, është kërkesë e Kurtit që zgjedhjet të mbahen në gusht për shkak të ardhjes së diasporës në Kosovë.

Fundamenti

“Kryeministri e din që ka me hy në zgjedhje këtë vit, e din. Edhe beteja si e kryeministrit të Kosovës ashtu siç ka qenë e Vuçiqit është, ai për me çliru Kosovën edhe ky për me ndryshu gjendjen me bë të fuqishme me fjalë. Dhe me i marrë votat kjo është, duket edhe kështu. Eshtë kërkesa e tij që me i bë zgjedhjet në korrik kur është diaspora këtu”, tha Haliti në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Por se i pyetur se a ka informacione se kryeministri Kurti ka kërkuar një gjë të tillë, Haliti tha “ata se thojnë po ne që marrim vesh në ato lojërat politike dhe në lojërat elektorale, sepse edhe ato janë një farë strategjie që duhet me ndërtu për me i fitu zgjedhjet”.